Atletico Madrid-Juventus/ 'Wags' gati për sfidën e tyre, kush e fiton?

Sport February 20, 2019 - 19:14
Lexo Detajet

Juventusi do të përballet me Atletico Madrid në mbrëmje, por një sfidë paralele do të zhvillohet në shkallët e stadiumit. Aq të emocionuar sa do të jenë lojtarët që do të zbresin në fushë, po aq do të jenë edhe shoqërueset e tyre që do t’i përkrahin. Sfida është ndezur që tani.

Në ekipin e shoqërueseve të Juventus-it, kryesuesja është e dashura e Ronaldos, bukuroshja elegante Gerogina Rodriguez. Por në krahun tjetër do të përballet me bashkëshorten e Alvaro Morata-s, Alice Campello. 

Georgina dhe Alice nuk kanë nevojë për shumë fjalë...

 

Në skuadrën e Georginës është e dashura sexy e Paulo Dybala-s, Oriana Sabatini. Edhe pse po jetojnë një lidhje në distancë mendohet se bukuroshja do të jetë në shkallët e stadiumit për të mbështetur të dashurin e saj. 

Por nga ekipi tjetër i Alice-s, është gruaja e Koke, e cila ka një veti magjike për të tërhequr gjithmonë pas vetes vëmendjen falë bukurisë së saj. 

E dashura e Joao Cancelo, Daniela Machado do t’i bashkohet skuadrës bardhezi. 

Por ashtu siç përforcohet ekipi i Georginës, ashtu përforcohet edhe ekipi i Atleticos, i cili do të ketë edhe bashkëshorten e Diego Godin, Sofia Herrera në ekipin e shoqërueseve bukuroshe. 

Marina Luzcenko do të shoqërojë portierin e Juves, Szczesny. 

Dhe së fundmi Karin Jimenez, bashkëshortja e Santiago Arias do të përmbyllë ekipin e Atletico Madrid. 

Si thoni, kush e fiton supersfidën sonte?