MKRS-ja përkrah pingpongun

Sport February 20, 2019 - 17:26

Kryetari i FPPK-se Nehat Çitaku dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, sot kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për vitin 2019.

Kryetari Çitaku gjatë ceremonisë së nënshkrimit falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen e vazhdueshme dhe me shpresë qe do të vihet në zbatim edhe Ligji për Sponsorizim.