Sinisa Mihajlovic me deklarata skandaloze për kriminelin që ka kryer masakra në Kosovë dhe Bosnje

Sport February 20, 2019 - 17:19
Detajet

Trajneri i klubit italian, Bologna, ku luan edhe Blerim Xhemaili, Sinisa Mihajlovic sot ka mbushur 50 vjet.

Në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane ‘Gazzetta dello Sport’ trajneri ka folur për karrierën ë tij, por pa lanë anash edhe raportet që i ka pasur me kryekriminelin serb, Zelko Raznatovic-Arkan.

“Ia kam kushtuar një nekrologji. Ai ka qenë mik imi, ishte udhëheqës i tifozëve të Crvena Zvezdës. Gjithmonë është sjellë mirë ndaj nesh, me lojtarët e klubit dhe të reprezentacionit. Ai madje e ka shpëtuar edhe dajën tim, Ivo. Kanë  dashur ta vritnin, por Arkani nuk i ka lejuar. Më ka telefonuar menjëherë. Për Arkanin kam folur shumë herë. Atë e kam njohur edhe para luftës, unë i kam gjykuar krimet e tij, por po ashtu kam folur edhe për atë se çka përfaqësonte për serbët në atë kohë. Duhet të kalojnë së paku dy dekada që në mënyrë objektive të vlerësojmë se çka ka ndodhur. Ishte e tmerrshme për të gjithë. Këtë që e them unë, të njëjtën mund ta thonë edhe kroatët dhe boshnjakët. Kemi përjetuar histori të tmerrshme’, ka thënë Mihajlovic për të përditshme italiane 'Gazzetta Dello Sport’, përcjell Zëri.info.

Arkan ka kryer masakra edhe në Kosovë. Ai është vrarë vite më parë.

Mihajlovic njihet si trajner tejet nacionalist. /Zëri.info

Image