'Çarten' tifozët e Liverpoolit, kanë një mesazh për Klopp pasi nuk e inkuadroi Shaqirin

Sport February 20, 2019 - 09:25
Detajet

Liverpooli dhe Bayern Munich barazuan pa gola në kuadër të ndeshjes së parë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në “Anfield” përfundoi pa gola, ndërsa Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua fare.

Shaqiri, i cili më parë ka luajtur edhe për Bayern Munich, nuk ishte në listën e dëshirave të Jurgen Klopp për të luajtur, shkruan Zëri.

Dhe ky vendim i trajnerit gjerman nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të Liverpoolit.

Tifozët e Liverpoolit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mos-aktivizimin e mesfushorit kosovar mbrëmë.

Image

Ndryshe, ndeshja e kthimit në Mynih zhvillohet muajin e ardhshëm./Zëri/  

Image