Rahovecit i erdhi gjiganti amerikan

Sport February 19, 2019 - 20:38
Lexo detajet

Para dy ditësh drejtuesit e KB Rahoveci kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me një basketbollist amerikan, që luan në pozitën e qendrës, shkruan zeri.info. Fjala është për basketbollistin Jalen McGaughy, i gjatë 210 cm, shkruan "Zëri.info". 

Nëpërmjet një postimi në Facebook, KB Rahoveci ka bërë të ditur se amerikani tashmë ka ardhur në Kosovë, ku është pritur nga drejtuesit e klubit, madje ai ka pozuar edhe me fanellën që do ta bart me klubin e ‘vreshtarëve’.

McGaughy do ta bart fanellën me numrin 1. /Zëri/Image