Aktori Çun Lajçi zgjedh këto fjalë për legjendën e futbollit

Sport February 19, 2019 - 20:25
Lexo detajet

Aktori i mirënjohur kosovar, Çun Lajçi ditë më parë ka qëndruar në Zagreb me ç'rast është takuar me legjendën e futbollit kosovar, Ardian Kozniku, raporton Zëri.info.

Futbollisti i lindur në Gjakovë është një ndër futbollistët më të suksesshëm shqiptar në vitet e 90-ta. Ai me Përfaqësuesen e Kroacisë e ka fituar medjalen e bronztë në Kampionatin Botëror Francë 98.

"E kisha pa vetëm përmes ekranit n'fushat e gjelbërta dhe e kisha adhurue pamasë Por... Sonte fati e deshti që t'jemi bashkë n'darkë dhe t'i kujtojmë ditët e tij ( edhe t'miat) ato t'mirat e futbollit e teatrit Ardian Kozniku, t'paqa edhe gjatë e gjatë. Zagreb 13.02.2019", ka shkruar Çun Lajçi në rrjetin social Facebook. /Zëri.info

Image