Çmenduria e Mike Tyson, ofroi mijëra dollarë për duel me gorilla

Sport February 19, 2019 - 15:37

Boksieri legjendar, Mike Tyson (52-vjeçar), ka zbuluar se para 30 vjetësh kishte menduar të luftojë me një gorillë. Tyson, gjatë një bisede për “Sun’ ka zbuluar se në këtë ide të çmendur kishte ardhur me rastin e vizitës së një kopshti zoologjik, në fund të viteve të tetëdhjeta. Atëbotë Tyson ishte kampioni më i ri botëror në boks.

“E kam paguar një punëtor të një kopshti zoologjik që ta hap kafazin për mua dhe Robinin. Kur kemi ardhur te kafazi me gorilla, aty ishte një gorillë e argjendtë nga e cila frikësoheshin të gjitha të tjerat”, ka thënë Mike, përcjell zeri.info.

“I kam ofruar 10 mijë dollarë që të lejojë t’ia ‘ndez’ një boks gorillës më të madhe pasi të ma hap kafazin. Por, më ka refuzuar”, ka thënë Tyson.

Në kafaz meshkujt arrijnë peshë deri ën 350 kg, që do të thotë se ata kishin pasur peshë tri herë më të madhe se Tyson në atë kohë. /Zëri/