Reporteri me dy ditëlindje, kjo është arsyeja

Sport February 19, 2019 - 15:21
Detajet

Reporteri i televizionit NBC, Pierre McGuire, feston ditëlindjen e re. Në ndeshjen e hokejit ndërmjet skuadrave Tampa Bay dhe Columbus, në Ligën Amerikane të Hokejit (NHL), ‘topi’ i hokejit i njohur si ‘pak’, nuk e ka qëlluar për disa centimetra në kokë reporterin. Pllakëza me të cilën luhet hokeji peshon vetëm 17 dekagram, por ajo ‘fluturon’ me shpejtësi deri në 170 kilometra në orë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton zeri.info.

Njerëzit e zakonshëm nuk arrijnë të reagojnë kur pllakëza e hokejit fluturon drejt tyre si fisheku. Kjo nuk është metaforë, pasi studimet tregojnë se pllakëza e goditur me shkop arrin shpejtësi njësoj si fisheku i revoles.

Viktima e vetme deri më tash nga goditja e pllakëzës është Brittanie Nichole Cecil, e cila ishte qëlluar dy ditë para ditëlindjes së saj, në vitin 2002. /Zëri/