Dikur ndante shtratin me Pajtim Kasamin, sot këngëtares i publikohet videoja intime me Lewis Hamiltonin

Sport February 19, 2019 - 14:49
Detajet

Para katër vitesh, kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton dhe këngëtarja e famshme, Nicole Scherzinger i dhanë fund lidhjes tetë-vjeçare.

Megjithatë, në ditët e fundit ka qarkulluar në rrjetet sociale një xhirim pornografik mes dyshes në fjalë.

Sipas medieve në Angli, hakerët kanë publikuar videon në fjalë, ku shihet Hamilton duke u puthur me këngëtaren Scherzinger, shkruan Zëri.

Kjo video është inçizuar me telefon privat, dhe se piloti dhe këngëtarja nuk kanë dashur që kjo të publikohet.

Madje, një burim i afërt me këngëtaren kishte thënë se ajo kishte mbetur e traumatizuar kur kjo video kishte dal në pah.

“Nicole është me zemër të thyer kur e ka kuptuar se videoja është publikuar”, ka thënë burimi.

Ndryshe, vite më parë, Scherzinger kishte qenë në lidhje edhe me futbollistin shqiptar, Pajtim Kasami, me të cilin kishte shijuar një aventurë disa vjeçare./Zëri/