Volejbollistja më e mirë e Kosovës operohet me sukses

Sport February 19, 2019 - 13:51
Detajet

Vetëm pak ditë më parë, Fjolla Shabani, u shpall si volejbollistja më e mirë e Kosovës për vitin 2018. Por, ajo të martën i është nënshtruar operimit të ligamentit kryqëzor. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i KV Drita, Lorik Ilazi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook. Shabani ishte lënduar në ndeshjen e Kosova - Shqipëria më 16 shkurt, për nder të Pavarësisë së Kosovës. “Fjolla pësoi një lëndim, i cili ishte jo i lehtë, duke shkaktuar këputje të ligamentit kryqëzor-ACL, lëndim të ligamentit anësor të brendshëm-MCL, e gjithashtu edhe një kërcitje në meniskus”, thuhet një njoftimin e KV Drita. /Zëri/