Kaos te Flamurtari, dy futbollistët e skuadrës ikin drejt Kinës

Sport February 19, 2019 - 11:51
Detajet

Tashmë mund të quhet gjithçka e kryer. Albi Alla dhe Agustin Torasa janë larguar nga Flamurtari, për të vazhduar karrierën e tyre në kategorinë e dytë kineze, me klubin e Janbian Funde.

“Panorama Sport” mëson nga burime brenda klubit, se palët janë ndarë pa mosmarrëveshje.

Kushti i administratorit Sinan Idrizi për të dy lojtarët, ishte që të pranonin të falnin të gjitha rrogat e pashlyera deri më tani, dhe ai do i linte të lirë.

Image

Të dy lojtarët kanë pranuar të mos paguhen, për muajt që nuk kanë marë rrogat, dhe tashmë pritet të zyrtarizohen në Kinë.

Ndërkohë, gazeta mëson edhe detajet nga kontrata e të dy lojtarëve në kontinentin aziatik.

Shuma të mëdha financiare për mbrojtësin dhe fantazistin argjentinas. Alla do të përfitojë rreth 100 mijë dollarë në vit, ndërsa shumë për Torasën, përllogaritet në rreth 130 mijë dollarë në vit.