Para duelit me Atleticon, Bonucci pranon se e ka refuzuar Real Madridin

Sport February 19, 2019 - 11:46
Detajet

Leonardo Bonucci ka zbuluar se e ka refuzuar Real Madridin që t’i ri-bashkohet Juventusit. 

Këtë deklaratë, mbrojtësi italian e ka dhënë para ndeshjes me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve. 

Në verën e vitit të kaluar, Bonucci ishte rikthyer në Juventus nga Milani, pasi te “Rossonerët” kishte qëndruar për vetëm një sezon, shkruan Zëri.

Image

 “Rikthimi në Juventus për ta reformuar ‘BBC-n’? Po, sekreti ynë është i thjeshtë: ne argëtohemi dhe e shijojmë mënyrën se si mbrohemi”, tha fillimisht Bonucci.

Në mes të tjerash, Bonucci zbuloi se ka pasur edhe oferta të tjera përveç Juventusit.

“E vërtetë është se refuzova edhe Real Madridin për t’u rikthyer këtu”, tha Bonucci për “AS”./Zëri/