Suksesi madhor i Arinetës, Haradinaj pret në takim alpinisten pejane

Sport February 19, 2019 - 11:38
Detajet

Arineta Mula është njëra prej sportisteve më të suksesshme në Kosovë.

Alpinistja pejane së fundmi ka arritur një sukses madhor duke pushtuar majën më të lartë në Evropë, Elbrus në Rusi.

Në këtë maje, Arineta kishte vendosur edhe flamurin e Kosovës, shkruan Zëri.

Ndërsa, sot, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim alpinisten nga Peja, ku ka dëgjuar rrëfimin e saj.

 “Flamuri i Kosovës po valon në majet më të larta botërore, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula”.

“Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social, Facebook./Zëri/