Pas fitores ndaj Trepçës'89, Ballkani sot luan miqësore kundër 2 Korrikut

Sport February 19, 2019 - 11:30
Detajet

Ballkani e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.

Skuadra që drejtohet nga Sami Sermaxhaj ka arritur që ta mposhtë Trepçën’89 në ndeshjen hapëse të këtij stinori me rezultat, 2:0, shkruan Zëri.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Therandë, Blendi Batftiu dhe përforcimi i janarit, Edvin Kuç shënuan golat e fitores.

Image

Ndërsa sot, skuadra e Ballkanit ka aranzhuar një miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, Ramiz Sadikun.

Miqësorja në fjalë do të zhvillohet sot me fillim nga ora, 15:00 në Therandë.

Ndryshe, me fitoren ndaj Trepçës’89, Ballkani renditet në vendin e tetë në renditjen tabelare me 24 pikë, kurse Ramiz Sadiku do ta nis stinorin pranveror në Ligën e Parë nga vendi i 12-të me 15 pikë të grumbulluara pas 16 ndeshjeve./Zëri/