Dje e 'bëri për spital', sot futbollisti shqiptar befason me mesazhin për futbollistin serb

Sport February 18, 2019 - 11:57
Detajet

Reprezentuesi i kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e Arisit kundër Panionios.

Basha u largua nga loja në minutën e 11-të, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj futbollistit serb, Maksimoviç. Futbollisti serb u detyrua të largohet nga fusha me barrelë.

Ish anëtari i shumë skuadrave të Serie A, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, duke i kërkuar falje futbollistit serb dhe i ka uruar shërim të shpejtë, shkruan Insporti.

Image

“Unë dua të kërkoj falje për ndërhyrjen e rëndë në ndeshjen e djeshme kundër Panionios. Unë gjithashtu dua ti kërkoj falje kundërshtarit tim dhe shpresoj t`a shoh atë së shpejti në fushë. Ai ishte një incident dhe nuk është në natyrën time”, shkruan mesfushori i kombëtares në statusin e tij.

Mesfushori veteran mund të zgjedh se në cilën ndeshje të mungojë, pasi që rregullat në Greqi ia mundësojnë.