Në Prizren, Liria sfidon Feronikelin

Sport February 18, 2019 - 11:38
Detajet

Përveç derbit lokal në Prishtinë, sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, zhvillohet edhe një tjetër duel interesant.

Në Prizren, në stadiumin, “Përparim Thaçi”, Liria është nikoqir i skuadrës së Zekirija Ramadanit, Feronikelit, shkruan Zëri.

Feronikeli e mbylli stinorin vjeshtor në kampionat si ndjekësi më i afërt i liderit, Prishtinës, me 39 pikë, një pikë më pak se kryeqytetasit.

Por, sot me fillim nga ora, 13:30, skuadra nga Drenasi do të ketë punë mjaft të vështirë me Lirinë.

Skuadra prizrenase që drejtohet nga trajneri italian, Vincenzo Annese, është përforcuar mjaft shumë në janar, sidomos me futbollistët nga Amerika Latine.

Stinorin pranveror, Liria e nis nga vendi i dhjetë me 19 pikë të grumbulluara./Zëri/