Lajm i madh për Liverpoolin e Xherdan Shaqirit para duelit me Bayernin

Sport February 18, 2019 - 10:51
Detajet

Bayern Munich e ka lënë në shtëpi Jerome Boateng në shtëpi para ndeshjes kundër Liverpoolit të marten, derisa Franck Ribery do të udhëtojë në Liverpool sot. 

Ribery së fundmi është bërë sërish baba, derisa Boateng ka një problem shëndetësor.

Qendër-mbrojtësi gjerman nuk luajti në ndeshjen e së premtes kundër Augsburg, derisa Mats Hummels dhe Niklas Sule luajtën në qendër të mbrojtjes në fitoren, 3:2, shkruan Zëri.

Image

Nga ana tjetër, Kinglsey Coman është ftuar në skuadër pavarsisht se kundër Augsburg pësoi një lëndim të lehtë në kyçin e këmbës dhe pritet të jetë në dispozicion në “Anfield”.

Coman ka munguar më shumë se tre muaj këtë sezon shkaku i këtij të lëndimi dhe në dy sezonet e fundit, nuk ka luajtur në më shumë se 10 ndeshje kampionale./Zëri/