Mesfushori shqiptar ndëshkohet me të kuq, pasi e bën për spital serbin

Sport February 17, 2019 - 22:28
Lexo Detajet

Një derbi shqiptar duhej të ishte ai në Greqi gjatë ditës së sotme, atje ku Arisi po përballet me Panionosin, por nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta.

Migjen Basha, që luan me Aris Thessalonikin ka bërë një ndërhyrje horror mbrojtësit serb, Novak Maksimovic.

Menjëherë në këmbë me taka dhe pa asnjë interes për topin, kaq ka mjaftuar që futbollisti i Panionosit të dalë me barrelë nga fusha e lojës.

Mesfushori i kombëtares shqiptare ndërkohë është larguar me karton të kuq nga gjyqtari kryesor që nuk e fali për ndërhyjen e ashpër.

Te ekipi i Panionosit, nga minuta e parë luajti sulmuesi shqiptar, Fiorin Durmishaj.

">http://