Skandaloze: Dhunë në Serbi para ndeshjes finale

Skandaloze: Dhunë në Serbi para ndeshjes finale

Sport shkurt 17, 2019 - 21:23
Lexo Detajet

Basketbollistët e Partizanit të Beogradit janë fitues të trofeut ‘Radivoje Korac’, pasi në finale e kanë mundur rivalin e përjetshëm, Crvena Zvezda, me rezultat 76:74, vetëm 0.2 sekonda para fundit të ndeshjes, kur nga gjuajtjet e lira kishte realizuar dy pikë, Lendl, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info.

Finales së zhvilluar në Nish i kanë paraprirë ngjarjet e dhunshne ndërmjet tifozëve të të dyja palëve, ‘Delije’ të Crvena Zvezdës dhe atyre ‘Grobari’ të Partizanit.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e këtyre klubeve rrahen ndërmjet tyre, pasi shtatë vite më parë ishte djegur kombinusi me tifozë. /Zëri/