Në ‘Vrapimin e Pavarësisë’, 250 atletë

Sport February 17, 2019 - 19:53
Lexo Detajet

Për ta kremtuar ditën e pavarësisë së Kosovës Federata Atletike e Kosovës, Kuvendi Komunal i Vitisë organizuan Vrapimin e Pavarësisë së Kosovës në rrugët e qytetit të Vitisë, në këtë aktivitete përveç garuesve nga Kosova morën pjesë edhe garues nga Shqipëria dhe Maqedonia Lugina e Preshevës, shkruan a zyrtare e Federatës Atletike e Kosovës, transmeton zeri.info.

Në vrapim morën pjesë rreth 250 garues të grupmoshave të ndryshme. Në këtë vrapimi kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti dhe kryetari i Federatës Atletike të Kosovës z. Halil Sylejmani ishin të pranishëm dhe uruan Ditën e Pavarësisë së Kosovës garuesve e pjesëmarrësve dhe i falënderuan ata që e nderuan këtë ditë të madhe për Kosovën. /Zëri/