Yllit të Kosovës nuk i pritet, uron për Ditën e Pavarsisë para kohës

Sport February 17, 2019 - 00:08
Detajet

Tashmë që jemi zyrtarisht në Ditën e Pavarsisë së Kosovës, kanë ardhur urimet e para.

Bersant Celina është futbollisti i parë i Përfaqësues, i cili e ka uruar vendlindjen e tij për 11 vjetorin e Pavarsisë, shkruan Zëri.

Ylli i Swansea Cityt ka uruar popullin kosovar përmes një postimi në Facebook.                                                     

"Gëzuar Kosovë", ka shkruar Celina në faqen e tij në Facebook.

Ndryshe, Celina është njëri prej futbollistëve kryesor të Swanseat këtë sezon, ku është paraqitur në 29 ndeshje duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar katër asistime.

Ndërsa, me Përfaqësuesen kosovare është paraqitur në nëntë ndeshje./Zëri/