Futbollisti nga Kosova nuk e ka ndërmend të ndalet, shënon dy gola të bukur

Futbollisti nga Kosova nuk e ka ndërmend të ndalet, shënon dy gola të bukur

Sport shkurt 16, 2019 - 23:42
Detajet

Sulmuesi klinas, Shkëlzen Gashi ka shkëlqyer në miqësoren e Colorado Rapis.

Në ndeshjen kundër Las Vegas, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar dy gola në fitoren, 3:0.

Gashi shënoi në minutat '23 dhe '25 për ta dëshmuar formën impresive, nëpër të cilën po kalon, shkruan Zëri.

Në këtë miqësore, Gashi luajti plot 80 minuta, për shkak se ndeshja u zhvillua me nga 40 minuta për pjesë.

Ndryshe, 30-vjeçari është pjesë e skuadrës amerikane që prej vitit 2016..

Kurse, me Kombëtaren e Shqipërisë, ai ka regjistruar gjithsej 17 paraqitje, ku ka shënuar vetëm një gol./Zëri/