Pas humbjes turpëruese, trajneri i Superligës fton futbollistët në takim urgjent

Sport February 16, 2019 - 23:24
Detajet

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku është shprehur tejet i pakënaqur me paraqitjen e sotme nga skuadra e tij.

Drenica pësoi humbje nga Ballkani në Therandë me rezultat, 2:0, shkruan Zëri.

Ndërsa, Lushtaku ka kritikuar ashpër futbollistët e tij pas ndeshjes, teksa i ka ftuar në një mbledhje urgjente nesër.

"Ishte njëra prej paraqitjeve më të dobëta këtë sezon", tha Lushtaku fillimisht".

"Gabimet ishin në çdo aspekt nga të gjithë futbollistë. Nesër do ta mbajmë një takim me lojtarët dhe do ta shohim se ku është problemi".

"Futbollistët duhet ta dinë se pa vrapuar nuk ka më. Sot nuk e shfaqëm as 30%-shin tonë", tha Lushtaku në mes të tjerash./Zëri/