Me flamurin kombëtar në sfond, Granit Xhaka 'tërbon' sërish serbët
Sport
February 16, 2019 - 23:13
Detajet
Sabri Fejzullahu dhe Korab Shaqiri gjenden sonte në Londër.
Dyshja e njohur e estradës kosovare janë duke mbajtur një koncert në kryeqytetin britanik për nder të Pavarsisë së Kosovës.
Në këtë koncert është i pranishëm edhe futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka, shkruan Zëri.
Xhaka e ka bërë këtë të ditur përmes disa storieve të publikuar në Instagram.
Në këto storie vërehet edhe flamuri kombëtar shqiptar në murin e objektit ku po mbahet koncerti.
Natyrisht, pritet të ketë reagime nga më të ndryshmet prej medieve serbe pas këtij 'makthi' që Xhaka ua shkaktoi sërish popullit fqinj./Zëri/