Zhegrova 'besa-besë' me Xhakën, bëjnë një paralajmërim të madh

Sport February 16, 2019 - 17:54
Detajet

Ndonëse Edon Zhegrova mungoi në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër St.Gallen, kjo nuk pritet të ndodhë edhe nesër.

Nesër, e diele, Baseli do të përballet me Sionin, teksa në këtë ndeshje pritet edhe debutimi i mesfushorit të talentuar kosovar.

Image

Kundër St.Gallen, Zhegrova nuk ishte i përgatitur maksimalisht, andaj trajneri i Baselit nuk vendosi ta ftonte, shkruan Zëri.

Megjithatë, për ndeshjen e nesërme, reprezentuesi kosovar është i ftuar dhe pritet të luajë - të paktën disa minuta.

Tani, te Baseli, ai ka zënë një shok të ri. Po flasim për mbrojtësin shqiptar, Taulant Xhaka, me të cilin po shoqërohet gjatë gjithë kohës.

Dhe para pak çastesh, Zhegrova ka postuar një foto në Instagram ku shihet së bashku me Taulantin duke i vendosur një mesazh: "Nesër ndeshja e parë"./Zëri/ 

Image