Lajmi i fundit: Blerim Xhemajli largohet nga Kombëtarja zvicerane

Sport February 16, 2019 - 13:14
Detajet

Edhe mesfushori Blerim Xhemaili do të largohet nga Kombëtarja e Zvicrës, pjesë e së cilës ishte për 13 vite. Lajmin e ka bërë publik futbollisti shqiptar me rrënjë nga Maqedonia në një intervistë për “Neue Zürcher Zeitung”, përcjell albinfo.ch

“Për mua është e qartë se tashmë gjithçka është e kaluar”, ka deklaruar Xhemaili.

Ai ka treguar se ka marrë një telefonatë gushtin e vitit të kaluar nga selektori i  Përfaqësuses së Zvicrës, Vladimir Petkovic.

Image

Xhemaili duket të mos jetë më në planet e trajnerit Vladimir Petkoviq.

Të njëjtën e kishin kaluar edhe kapiteni Stephan Lichtsteiner, Valon Behrami, Johan Djourou dhe Gelson Fernandes.

Rikthimin e përjashton 32-vjeçari dhe thotë: “Nuk e di nëse do të pranoja të kthehem. Doja që gjithnjë të jem i rëndësishëm për ekipin”.

32-vjeçari nuk ishte ftuar në vjeshtë, në kuadër të ndeshjeve të Lidhjes së Kombeve kundër Islandës dhe Belgjikës, si dhe në dy ndeshjet kontrolluese kundër Anglisë dhe Katarit.