Sondazhi i fundit tregon dëshirën e tifozëve nëse Shaqiri duhet të startojë kundër Bayern Munich

Sport February 16, 2019 - 08:25
Detajet

Ndeshjen e radhës, Liverpooli do ta zhvillojë në Ligën e Kampionëve.

Në "Anfield", skuadra e Jurgen Klopp është nikoqir i kampionit aktual gjerman, Bayern Munich.

Image

Pikëpyetja më e madhe për Klopp është nëse do të startojë nga fillimi me Xherdan Shaqirin në këtë ndeshje, shkruan Zëri.

Shaqiri e njeh mjaft mirë Bayern Munich për shkak se ka luajtur te bavarezët rreth dy vite.

Dhe së fundmi, një faqe e Liverpoolit në Twitter ka pyetur tifozët nëse Liverpooli duhet të luajë me mesfushorin kosovar nga minuta e parë.

49% janë përgjigjur me 'po', ndërsa 51% nuk mendojnë se ish-anëtari i Interit duhet të luajë nga minuta e parë./Zëri/ 

Image