Derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit sot 'pushton' futbollin e Kosovës

Sport February 16, 2019 - 07:49
Detajet

Në kuadër të fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës, dje u zhvillua ndeshja hapëse.

Në "Agron Rama" në Obiliq, Llapi ia doli ta mposhtë me mjaft lehtësi KEK-un, me rezultat, 3:0, për ta mbajtur hapin me liderët, Prishtinën dhe Feronikelin.

Ndërsa, në mesditën e sotme zhvillohen tri ndeshje tjera, megjithatë, vëmendja kryesore është në Anamoravë, në derbin më të madh kosovar mes Dritës dhe Gjilanit, shkruan Zëri.

Kjo ndeshje është ndër më të mëdhat të vitit në Kosovë, teksa në fillim ishte paraparë të zhvillohej dje, në Ditën e Pavarsisë.

Image

Megjithatë, për shkaqe sigurie, Policia e Kosovës në bashkëpunim me klubet vendosën që ndeshja të zhvillohet sot.

Ndeshja pritet të fillojë nga ora, 13:30, por cila është forma e të dyja skuadrave.

Stinorin vjeshtor, Drita e mbylli në vendin e gjashtë me vetëm 23 pikë të grumbulluara.

Ndërsa, Gjilani në vendin e katërt me katër pikë më shumë se Drita./Zëri/