Plepolli: Në Kosovë, futbollistët paguhen më mirë se në këtë shtet fqinj

Sport February 15, 2019 - 22:17
Detajet

Arsim Plepolli është i ftuar në emisionin “Favorit” në Televizionin 7

Analisti i njohur kosovar, Arsim Plepolli, ka lëshuar një mori akuzash për ekipet kosovare në emisionin “Favorit” në T7.

Plepolli mendon se ekipet kosovare nuk po aplikojnë lojë të mirë, dhe kjo gjë s’po ndryshon as me ardhjen e trajnerëve nga jashtë.

Sipas tij, në Superligë nuk mungon cilësia, por shpreson të rritet edhe më shumë me kalimin e viteve, shkruan Express

“Përgatitjet po i bëjnë në vende të ndryshme, nuk mund të ankohen, kushtet i kanë profesionale. S’mund të ankohen se nuk i kemi kushtet e s’mund të bëjmë lojë të mirë. Mendoj se tani në Kosovë më së shumti paguhen lojtarët se në Maqedoni, përjashtuar Vardarin dhe Shkëndijën”, tha ai.

“Cilësia e futbollit duhet të rritet, s’ka arsyetime”.