Federata dënon rëndë Ismet Munishin, reagimi i tij në Facebook është tejet qesharak

Sport February 15, 2019 - 21:56
Detajet

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin  Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 15.02.2019 shqyrtoi procedurën e hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar lidhur me rastin e sjelljeve josportive të kryetrajnerit të KF “ Vëllaznimi”  gjatë ndeshjes së Kupës së Kosovës, Vëllaznimi – Drita e zhvilluar me datë 10.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Dhe për të njëjtën duke iu referuar raporteve plotësuese nga zyrtaret e ndeshjeve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore, neni 40 paragrafi 1 pika 3 mori disa vendime, shkruan Zëri.

Pas sjelljeve protestuese ndaj gjyqtarit në çerekfinale, Munishi është dënuar me një shumë të hollash prej 1500 euro.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka shqiptuar këtë vendim me një afat pagese deri në 15 ditë.

Trajneri i shumë skuadrave kosovare ka të drejtë ankese në afat kohor prej tetë ditësh.

Pas këtij vendimi, Munishi ka reaguar përmes rrjetit social, Facebook, duke ironizuar paksa me vendimin e FFK-së.

"Me këtë dënim, i fitoj 150 mijë euro nga Libri i Rekordeve, "Guiness". Jam në fitim 148500 euro, duke mos i llogaritur zhiletat", shkroi Munishi./Zëri/