Para derbit me Gjilanin, Drita merr një lajm katastrofal

Sport February 15, 2019 - 21:48
Detajet

Përderisa Gjilani orë më parë konfirmoi gjithë lojtarët për duelin e së shtunës ndaj Dritës, ekipi bardh e kaltër do të vuaj një mungesë të rëndësishme për këtë përballje.

Për shkak të numrit të kartonëve (4 sosh), mesfushori Filonit Shaqiri do të jetë i pezulluar për këtë takim dhe kryetrajneri Ardian Nuhiu nuk do të mund të llogaris në shërbimet e tij, shkruan Gazetasheshi.

Shaqiri pritet të jetë mungesa e vetme në kampin bardh e kaltër, derisa gjithë lojtarët e tjerë janë në formën optimale dhe të gatshëm për duelin ndaj rivalit të përbetuar.

Image

Kujtojmë që Shaqiri në të kaluarën ishte pjesë e Gjilanit dhe përballjen ndaj ish-skuadrës së tij nuk do të mund ta shijojë më 16 shkurt.

Foto: Filonit Shaqiri humbet sfidën e së shtunës (16 shkurt) ndaj ish-skuadrës së tij Gjilani për shkak të numrit të kartonëve të verdhë (4 sosh)

Drita dhe Gjilani të shtunën me fillim nga ora 13:30 zhvillojnë përballjen e 28-të kampionale pas luftës.