E thotë ish-ylli i klubit italian: Nuk do t’i bashkohesha kurrë Juves

Sport February 15, 2019 - 14:54
Detajet

Mesfushori Marek Hamsik kompletoi gjatë kësaj jave transferimin e tij prej Napolit te klubi kinez, Dalian Yifang, derisa gjithashtu u shpreh se nuk do të mund t’i bashkohej kurrë Juventusit, transmeton zeri.info

“Jam i emocionuar që ta shoh se si do të shkojë. Është një aventurë e re në një vend për të cilin nuk di shumë. Nuk e di fare se çfarë më pret. Mezi po pres që të filloj”, deklaroi fillimisht Hamsik.

“A isha afër Juves në vitin e parë të Sarrit? Nuk do të thosha. Unë nuk do të mund ta bëja kurrë një gjë të tillë. Unë isha afër Milanit, por unë nuk provova kurrë ta ndryshoja ekipin sepse nuk doja. Ndihesha i lidhur me këtë fanellë”, shtoi ai./Zëri