Vijojnë punimet në 'Arenën Kombëtare', kështu duket

Sport February 14, 2019 - 22:33
Lexo Detajet

Stadiumi i modernizuar, “Arena Kombëtare” në Tiranë, po shkon drejt fundit të procesit të modernizimit.

Shqipëria më në fund po bëhet me një stadium modern.

Stadiumi “Qemal Stafa” në Tiranë pas pak muajsh do të shndërrohet në një stadium modern evropian dhe do ta mbajë emrin “Arena Kombëtare”, raporton Express.

FSHF-ja ka publikuar të tjera pamje nga punimet intensive që po bëhen në “Arena Kombëtare” dhe çdo ditë e më shumë po merr formën e duhur.

Ky stadium pritet të jetë i hapur për tifozët shqiptarë shumë shpejt, që kanë pritur gjatë, qysh në verën që po vjen.

Më 11 qershor Shqipëria do ta presë Moldavinë, takim i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2020.

Raportohet se kjo ndeshje mund të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”.