Luka Doncic, fenomeni i NBA – nip Kosove (VIDEO)

Sport February 13, 2019 - 21:35
Detajet

Nuk ka asnjë më të mirë në NBA sesa Luka Doncic, për moshën e tij.

Për më tepër ai bë i vetmi basketbollist në historinë e kësaj lige, që ka 19 vjet e i cili, qysh në sezonin e parë ka shënuar me tepër se një mijë e 100 pikë, para asaj që njihet si “All Star Game”, njofton Klan Kosova.

Në fakt, 19 vjecari i lindur në Slloveni, për vetëm katër muaj u bë lider i ekipit Dallas Mavericks dhe theu shumë rekorde tjera.

Është slloven nga nëna, e serb nga babai. Por, në njëfarë forme, ylli i NBA i përket pak edhe i Kosovës.

Gjyshi i tij ka lindur në Klinë, më saktë, në fshatin Bincë. Vëllai i tij, pra axha i babës së Llukas ende jeton këtu.