Vetëm Messi mund ta përmirësojë ekipin tonë

Sport February 13, 2019 - 18:51
Detajet

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici është i kënaqur me skuadrën momentale të torinezëve, derisa ka thënë se është aq e mirë sa që vetëm po transferonin Lionel Messin, skuadra do të përmirësohej më shumë, transmeton zeri.info

Ai gjithashtu ka thënë se Allegri është njëri prej pesë trajnerëve më të fortë në botë.

"Allegri është njëri ndër pesë trajnerët më të mirë në botë. Ai është një njeri shumë inteligjent, natyrisht se ai do të qëndrojë edhe më gjatë. E njëjta gjë vlen edhe për Dybalan", ka deklaruar Paratici.

"Vetëm ata që duan të largohen, do të largohen nga Juventusit. Kush mund të na përmirësojë? Është shumë e vështirë, Messi ndoshta. Edhe për Neymarin kam dyshime. James? Ai është lojtar i mrekullueshëm, por është e vështirë ta përmirësosh skuadrën tonë", shtoi ai./Zëri