Shqetëson këngëtaren seksualisht, arrestohet në aeroport

Sport February 12, 2019 - 21:01
Lexo detajet!

Futbollisti kroat, Marko Simic (31-vjeçar), është arrestuar në Australi, për shkak të dyshimit se e ka shqetësuar seksualisht udhëtaren, e cila kishte qenë ulur pranë tij. Lajmin e kanë konfirmuar mediat australiane, ndërsa incidenti kishte ndodhur gjatë fluturimit në relacionin Bali-Sidnei, transmeton zeri.info. 

Policia e kishte pritur Simicin në Aeroportin e Sidneit, duke e arrestuar menjëherë. 

Simic kishte qenë në aeroplan me bashkëlojtarët e tij të klubit Persia nga Xhakarta, ku luan që nga viti 2017. Simic konsiderohet yll i klubit, ndërsa ditë më parë në dy ndeshje i ka shënuar 6 gola. 

“Dua të vishesh seksi dhe ashtu të këndosh në dhomën time të fjetjes”, kishte qenë porosia që i kishte shkruar Simic në Istagram, njërës prej këngëtareve më të njohura në Indonezi, të cilën e përcjellin më shumë se 12 milionë njerëz. Sigurisht se një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer këngëtares, e cila i ka shkruar futbollistit: “Shpresoj se nga kjo ke marrë mësim të mirë dhe në të ardhmen do të jeni një person i mirë”. /Zëri/