Zhegrova përfundon stërvitjen, debuton në një ditë të veçantë të shtetit të Kosovës

Zhegrova përfundon stërvitjen, debuton në një ditë të veçantë të shtetit të Kosovës

Sport shkurt 12, 2019 - 13:35
Detajet

Në afatin kalimtar dimëror, Edon Zhegrova i dha fund ‘makthit’ te klubi belg, Genk.

Mesfushori i talentuar kosovar iu bashkua kampionit të shumëfishtë zviceran, Basel në një marrëveshje huazimi për një vit e gjysmë, shkruan Zëri.

Marrëveshja mes palëve është zyrtarizuar të hënën e 4 shkurtit.

Por, Edoni ende nuk ka debutuar te klubi i tij i ri, teksa as nuk ishte i ftuar në barazimin, 1:1 kundër St.Gallenit.

Image

Arsyeja e kësaj ishte se ish-anëtari i Prishtinës nuk ishte i përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.

Por, tashmë ai i ka filluar stërvitjet me Baselin dhe të dielën mund të debutojë kundër Sionit.

Pak momente më parë, Edoni permes rrjeteve sociale bëri të ditur se ka përfunduar stërvitjen për ditën e sotme me skuadrën e tij të re.

“Përfundoi stërvitja”, shkroi Zhegrova në Instagram./Zëri/

Image