Në 20 vjetorin e rënies heroike, Feronikeli nderon Rexhep Rexhepin

Në 20 vjetorin e rënies heroike, Feronikeli nderon Rexhep Rexhepin

Sport shkurt 12, 2019 - 12:59
Detajet

Feronikeli ka përkujtuar ish-futbollistin dhe dëshmorin, Rexhep Rexhepi.

Rexhepi ishte kapiten i Feronikelit para se t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku më 12 shkurt të vitit 1999, ra dëshmor, shkruan Zëri.

Në nder të tij, sot stadiumi i Feronikelit mban emrin, “Rexhep Rexhepi”.

Image

Sot, klubi drenicas ka nderuar Rexhepin me homazhe te varri i tij me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të tij.

“Ai la dashurinë e tij të madhe për futbollin dhe fanellën e Feronikelit, për të veshur uniformën e UÇK-së, për të dalë në betejë, ku edhe u vra nga ushtria serbe”, thuhet në njoftimin e Feronikelit./Zëri/