Tronditëse, ish-futbollstija e njohur ndërron jetë papritmas

Tronditëse, ish-futbollstija e njohur ndërron jetë papritmas

Sport shkurt 12, 2019 - 12:51
Detajet

Ish-sulmuesja e Glasgow Cityt, Katharina Lindner ka vdekur në moshën 39-vjeçare.

Glasgow me këtë rast, e anuloi edhe ndeshjen e së dielës me Rangers, duke e falënderuar klubin skocez për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Bëhet e ditur se futbollistja gjermane ka vdekur gjatë ditës së shtune, shkruan Zëri.

“Klubi njofton me pikëllim të thellë se Katharina Lindner ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Glasgow Cityt.

Image

Lindner, e cila është vlerësuar si ‘sportiste e jashtëzakonshme’ – u transferua në Skoci në vitin 2005, duke e fituar çdo titull të mundshëm me Glasgow, teksa ka luajtur edhe në Ligën e Kampionëve.

Për klubin skocez, ajo është paraqitur 173 herë, ku ka shënuar 128 gola.

Ajo është pensionuar në vitin 2011, dhe së fundmi ka qenë duke ligjëruar në Universitetin e Stirlingut në degën e sportit./Zëri/