Njoftim për trajnerët që kanë Licencën A

Njoftim për trajnerët që kanë Licencën A

Sport shkurt 12, 2019 - 11:38
Detajet

Federata e Futbollit të Kosovës permes një shkrimi në ueb-sajtin zyrtar ka dhënë një njoftim për trajnerët kosovar që e kanë kryer Licencën A në Shqipëri dhe atyre që u ka skaduar afati.

FFK ua ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seminari një-ditor për vazhdimin e këtyre licencave.

Seminari mbahet në sallën e konferencave në FFK.

Kurse, ligjërues në këtë seminar do të jetë Astrit Maçi nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Trajnerët me vete duhet ta sjellin licencën e vjetër dhe një fotografi./Zëri/