Ndërron jetë legjenda e futbollit anglez

Ndërron jetë legjenda e futbollit anglez

Sport shkurt 12, 2019 - 10:59
Detajet

Fituesi i Kampionatit Botëror me Anglinë në vitin 1966, portiere, Gordon Banks ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

I njohur si njëri prej më të mirëve në pozitën e tij, Banks ishte shpallur gjashtë here si portieri më i mirë i vitit, teksa ka bërë 73 paraqitje për Anglinë.

Image

Ai njihet edhe për pritjet e tij mbresëlënëse nga gjuajtjet e Peles në Kupën e Botës të vitit 1970 në Brazil, shkruan Zëri.

“Me pikëllimin më të madh, ju njoftojmë se Gordon ka ndërruar jetë gjatë mesnatës”, thuhet në njoftimin e familjes.

“Jemi të pikëlluar me vdekjen e tij, por të lumtur me kujtimet që na la dhe jemi shumë krenar për të”.

Image

Banks e filloi karrierën te Chesterfield, para se t’i bashkohej Leicester Cityt në vitin 1959 për shumën e shtatë mijë funteve./Zëri/