'Bombardoi' portën kundërshtare në fundjavë, sot Muriqi merr një lajm fantastik

'Bombardoi' portën kundërshtare në fundjavë, sot Muriqi merr një lajm fantastik

Sport shkurt 12, 2019 - 10:37
Detajet

Në pjesën e dytë të sezonit në Superligën e Turqisë, Rizespor po kalon në një formë formë mbresëlënse, e bashkë me të edhe sulmuesi, Vedat Muriqi.

Muriqi, që prej fillimit të pjesës së dytë të sezonit, po vazhdon të shënojë gola për skuadrën e tij.

Në fundjavë, reprezentuesi i Kosovës shënoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Antalyasporit në barazimin, 1:1, shkruan Zëri.

Image

Përveç se shënoi një gol të bukur, sulmuesi kosovar bëri edhe një paraqitje të mirë në fazën e sulmit, me ç’rast është përfshirë edhe në formacionin e javës në Turqi.

“WhoScored” e ka publikuar tani formacionin e më të mirëve të javës së 21-të në kampionatin elitar turk, ku Muriqi është përfshirë me notën, 8.6.

Përkrah tij në sulm, është sulmuesi i njohur turk, Burak Yilmaz me notën, 8.4.

Image

Ndryshe, në 21 ndeshje këtë sezon në Superligën e Turqisë, Muriqi ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar pesë asistime./Zëri/