'Ciao' Juventus, Paulo Dybala pranë kalimit te Real Madridi

Sport February 12, 2019 - 10:19
Detajet

Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë marrë një ‘goditje të rëndë’ në garën për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Sulmuesi i Juventusit ka pasur një mosmarrëveshje me trajnerin, Maxi Allegri fundjavën e kaluar, dhe Real Madridi shihet si klubi më përfitues në këtë aspect, shkruan Zëri.

Dybala ka qenë i lidhur me një kalim edhe në Bayern Munich muajt e fundit, duke e pare minutazhin e tij të ulët në Juventus që prej ardhjes së Cristiano Ronaldos në verë.

Sipas “AS”, Manchester Unitedi dhe Chelsea janë në garë për 25-vjeçarin, por për shumën e 105 milionë funtesh, ish-anëtari i Palermos mund të kalojë në “Santiago Bernabeu"./Zëri/

Image