Vdekja tragjike e Emiliano Sala, UEFA ka një lajm të rëndësishëm

Vdekja tragjike e Emiliano Sala, UEFA ka një lajm të rëndësishëm

Sport shkurt 12, 2019 - 10:06
Detajet

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka konfirmuar se do të ketë një minut heshtje në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës në kujtim të Emiliano Sala.

Ditëve të fundit, bota e futbollit u trondit pas lajmit të rrëzimit të aeroplanit, ku ndodheshin futbollisti argjentinas, Sala dhe piloti, Dave Ibbotson, shkruan Zëri.

Pas disa ditësh kërkime nënujore, së fundmi janë gjetur rrënojat e aeroplanit në fjalë si dhe një trup i pajetë.

Pas ekzaminimeve, u konfirmua se trupi në fjalë ishte i futbollistit, Sala.

Ndërsa, trupi i pilotit, Ibbotson nuk është gjetur ende, teksa kërkimet po vazhdojnë.

Aeroplani u përplas në sipërfaqen e detit në ditët e fundit të muajit janar, ku Sala ishte duke u udhëtuar drejt Uellsit pasi kishte arritur marrëveshje me Cardiff Cityn nga Nantes./Zëri/

Image