
Sportistja e njohur dorëzohet nga garat, diagnostifikohet me një sëmundje të rëndë
Sport
shkurt 12, 2019 - 09:54
Detajet
Japonezja, Rikako Ikee, favoritja për medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020, është diagnostifikuar me leukemia.
18-vjeçarja ka fituar gjashtë medalje të arta deri më tani, dy të argjendta, në Lojërat Aziatike në Indonezi vitin e kaluar, shkruan Zëri.
Ikee, e cila u largua nga kampi stërvitor në Australi, e ka njoftuar diagnozën e saj në rrjetet sociale, shkruan Zëri.

“Do t’i nënshtrohem trajtimit dhe do të rikthehem edhe më e forte”, shkroi Ikee.
Ikee, kështu, nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Japonez në prill të këtij viti.
Ajo është një notare mjaft e njohur në botë, teksa ka garuar në stil të lirë deri në 50 metra, stilin flutur, dhe gjithashtu pritej të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në Kore të Jugut./Zëri/