Futbolli gjerman në zi: Ndërron jetë ish-futbollisti i famshëm i Bayern Munich

Futbolli gjerman në zi: Ndërron jetë ish-futbollisti i famshëm i Bayern Munich

Sport shkurt 12, 2019 - 09:36
Detajet

Bayern Munich ka konfirmuar vdekjen e ish-futbollistit, Kurt Sommerlatt.

Ish-reprezentuesi i Kombëtares gjermane ka vdekur të premten e kaluar në moshën 90-vjeçare.

Sommerlatt ka luajtur për Bayernin mes viteve 1957-1959, ku ka zhvilluar 56 ndeshje në oberliga dhe ka shënuar 24 gola, shkruan Zëri.

Ai ishte në skuadrën e cila e fitoi titullin e parë të “DFB-Pokal” në dhjetorin e vitit 1957 (1:0 ndaj Fortuna Dusseldorf).

Më pare, Sommerlatt kishte luajtur edhe për Karlsruher SC, ku fitoi dy herë Kupën.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Sommerlatt u zhvendos në Zvicër ku punoi si trajner deri në vitin 1962./Zëri/

Image