Mungesa të mëdha për PSG-n, Man Unitedi pa probleme: Formacionet e mundshme

Mungesa të mëdha për PSG-n, Man Unitedi pa probleme: Formacionet e mundshme

Sport shkurt 12, 2019 - 09:12
Detajet

Faza e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve fillon sonte me një super ndeshje në “Old Trafford”.

Në stadiumin e njohur ndryshe si “Teatri i Ëndërrave”, Manchester Unitedi është nikoqir i kampionit francez, Paris Saint-Germain.

Vetëbesimi është rritur shumë te vendasit që prej ardhjes së trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer, me të cilin Manchester Unitedi është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit, ku ka vetëm një barazim, shkruan Zëri.

Nga ana tjetër, PSG e pësoi humbjen e pare kampionale javën e kaluar nga Lyoni, por është ende lider me 10 pikë larg vendit të dytë në renditjen tabelare.

Image

Megjithatë, skuadra e Thomas Tuchel po përballet me një krizë të forte lëndimesh, ku Neymar dhe Edinson Cavani do të mungojnë sonte.

Kurse, te Manchester Unitedi nuk ka ndonjë shqetësim, dhe se Victor Lindelof, I cili nuk luajti në fundjavë është i gatshëm të luajë sonte në mbrojtje.

Image

Formacionet e mundshme

Manchester United: De Gea; Dalot, Lindelöf, Jones, Shaw; Matic, Hererra, Pogba; Lingard, Rashford, Martial.

Fulham: Buffon; Kehrer, Silva, Kimpembe, Bernat; Marquinhos, Verratti; Di Maria; Draxler; Mbappe, Diaby.

/Zëri/