'Duhet të vini te unë për autografe, këtij gjyqtari ndoshta iu premtua ndonjë licencë e FIFA-s'

'Duhet të vini te unë për autografe, këtij gjyqtari ndoshta iu premtua ndonjë licencë e FIFA-s'

Sport shkurt 11, 2019 - 23:51
Lexo Detajet

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, është i ftuar në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini, përcjell Zëri.info.

Munishi të dielën me Vëllaznimin e ka eliminuar Dritën e Gjilanit nga Digitalb Kupa e Kosovës pas fitores me rezultat 1:0.

Munishi në pjesën e dytë u përjashtua nga loja nga gjyqtari Alban Shala me kërkesë të gjyqtarit të katërt, Gramoz Shala.

"Disa referë duhet që të vijnë para ndeshjes dhe të kë kërkojnë autograf nga unë. Ndoshta atij (Gramoz Shalës) i është premtuar ndonjë licencë e FIFA-s. Ishte tendencioz", tha Ismet Munishi, përcjell Zëri.

Munishi njihet për deklaratat bombastike. /Zëri.info