Ylli i klubit të madh nuk ka veturë, e marrin bashkëlojtarët

Ylli i klubit të madh nuk ka veturë, e marrin bashkëlojtarët

Sport shkurt 11, 2019 - 23:27
Lexo Detajet

Pas  ardhjes së Santiago Solarit në krye të Realit të Madridit, Vinicius Junior është bërë anëtar standard i formacionit të parë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info.

Braziliani i shkëlqyeshëm po ka minutazhë më të madhe, ndërsa në këtë edicion është paraqitur në 21 ndeshje në përbërjen e parë, duke shënuar 3 gola.

Përderisa po luan shumë mirë, megjithatë ai po ka probleme për t’u gjendur në qytet. Vinicius Junior ende nuk ka patentë shoferi, kështu që në stërvitje atë po e marrin bashkëlojtarët, shkruan ‘Bleacher Report’.

Në afërsi të tij banojnë Luka Modric, Karim Benzema, Casemiro, Marcelo dhe Sergio Ramos, të cilët me radhë e marrin në stërvitje dhe e kthejnë në shtëpi. /Zëri/