Sokoli: Në Gjakovë më ndali Policia për shkak të shpejtësisë, bëra 'be' në këtë njeri dhe më falën

Sokoli: Në Gjakovë më ndali Policia për shkak të shpejtësisë, bëra 'be' në këtë njeri dhe më falën

Sport shkurt 11, 2019 - 23:22
Lexo Detajet

Trajneri i mirënjohur i Ferizajt, Bylbyl Sokoli, e ka dhënë një deklaratë interesante në emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini, shkruan Zeri.info.

Sokoli ka deklaruar se derisa ndodhej me makinë në Gjakovë, e kishin ndalur Policia e Kosovës për shkak të shpejtësisë.

"Kam qenë 20 kilometra më shumë dhe Policia deshi që të më dënojë. I bëra be, Pashë Ismet Munishin falma dhe polici ma fali", ka deklaruar duke qeshur Bylbyl Sokoli.

Ai javë më parë e mori drejtimin e Ferizajt. /Zëri.info